Gjendja e Julian Ryerson është shqetësuese për Borussia Dortmundin.
Norvegjezi filloi ndeshjen e mesjavës së Champions League kundër Barcelonës, por u zëvendësua në pjesën e parë. Në atë kohë, shpjegimi i brendshëm i dhënë nga klubi ishte se lojtari kishte probleme me frymëmarrjen, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, në orët në vijim, klubi nuk publikoi asnjë raport mjekësor dhe, sipas gazetës gjermane BILD , arsyeja e zëvendësimit ndaj Blaugranas është edhe më e rëndë: mbrojtësi i krahut, humbi vetëdijen në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë të ndeshjes dhe u desh të dërgohej me ambulancë në spital pas ndeshjes.
Lojtari iu nënshtrua disa testeve për të mësuar më shumë rreth shkakut të humbjes së vetëdijes, por që deri më tash klubi nuk ka dhënë ende ndonjë njoftim zyrtar, me situtatën që vazhdon të jetë shqetësuese.
/GazetaBlic Sport/