Showtime

Gjendja shëndetësore e Lugatit – Kështu veproi Stresi kur ai u rrëzua në kuzhinë

01/18/2023 11:43
nga:N M

Gjon Karrica vazhdon të trajtohet në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore mëngjesin e sotëm.

Burime bëjnë të ditur se “Lugati” është rrëzuar në alivanosur pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi.

Gjoni kishte pirë kafe dhe më pas filloi të lante enët në kuzhinë kur humbi ndjenjat.

Kuptohet se ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerrur gjuhën pasi sulmit epileptik që pësoi Karrica.

“Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit”.

“Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime” thuhet në njoftimin e Big Brother për gjendjen e tij.

Lugati përfundon në QKUK, Alaudin Hamiti refuzon të flasë për gjendjen e tij

Për shëndetin e Gjon Karricës, ka dal me njoftim edhe Big Brother.

Gjendja shëndetësore e Lugatit, vjen lajmi i fundit nga drejtori i Klan Kosovës

“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.

Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.

Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova” thuhet në njoftim. /indeksonline/