Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë Kurti në lidhje me gjendjen me pandeminë.
Ai ka theksuar se Kryeministri Kurti vetë është vaksionuar, derisa ka refuzuar vaksinat donacion nga Shqipëria, raporton Gazeta Blic.
Sipas Tahirit, Kurti ka treguar paaftësi në lidhje me menaxhimin e pandemisë, e sidomos në daljen nga kriza ekonomike.
Ai tha se gjendja ekonomike nuk është urgjente për kryeministrin Kurti.
“Gjendja ekonomike nuk është urgjnete për Kurtin. Urgjente për të është punësimi i familjarëve të tij”, tha ai, raporton Gazeta Blic.