Në fundjavë do të luhet xhiro e 17’të të Ligës së Parë të futbollit vendor.
Në këtë xhiro, ballafaqimi mes Rahovecit dhe Dinamos nga Ferizaj do jetë një nga interesantit për t’u ndjekur. Megjithatë, diçka e çuditshme ka ndodhur para këtij dueli, pasi Rahoveci është kthyer në shtëpinë e tyre, pra në stadiumin e Qytetit Jahja Danuza, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky stadium nuk i plotëson kushtet optimale për ndeshje, andaj Rahoveci i zhvilloi disa nga ndeshjet e tyre si vendas në Malishevë.
Por, pavarësisht ankesave dhe gjendjes së stadiumit, Komisioni i FFK’së ka vendosur që takimi mes Rahovecit dhe Dinamos të zhvillohet në “Jahja Danuza”…
Më poshtë pamjet e stadiumit: