Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/