Lajme

Gjendja e pacientëve me virusin korona në QKUK

10/28/2021 09:40
nga:Q R

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 56 pacientë, përcjell Gazeta Blic.

Sipas SHSKUK’së, prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1 pacient

Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

LDK: Do të fitojmë në të gjitha komunat që jemi në balotazh, përfshirë edhe Prishtinën