Gjendja shëndetësore e nxënësit të plagosur nga sulmi drejt autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit po shkon duke u përmirësuar.
Nga spitali i Pejës konfirmuan se pacienti po shkon drejt rikuperimit, ndërkohë që nuk dihet se kur mund të lirohet nga spitali.
Sulmi i armatosur që synim kishte autobusin që po barte nxënësit la të vdekur 2 nxënës si dhe shoferin e autobusit.
Deri më tani, autori i krimit ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës.