Sporti

Gjendet trupi i pajetë i futbollistit të ri të zhdukur ditë më parë në Spanjë

10/16/2023 14:26
nga:E K

Policia spanjolle gjeti një trup të pajetë mes dy vagonave në stacionin e trenit Santa Justa, ku u pa për herë të fundit futbollisti i ri nga Kordoba, Alvaro Prijeto Lopez.

Trupi, i cili dyshohet se është i të riut fatkeq, kishte të veshur një këmishë të gjelbër dhe Alvaro Prijeto për herë të fundit është parë me këtë kombinim rrobash, pikërisht në afërsi të stacionit hekurudhor të përmendur, njoftojnë mediat spanjolle.

Ai u raportua i zhdukur më 12 tetor pranë stacionit të trenit Santa Justa në Sevilje.