Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se ka përfunduar me sukses një operacion shpëtimi, duke evakuuar një shtetas të huaj që kishte nevojë për ndihmë.
Sipas njoftimit, në këtë mision kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit e Prizrenit dhe punonjës të pylltarisë, të cilët kanë bashkëpunuar për të lokalizuar dhe evakuuar personin e lënduar.
“Operacion me sukses. Pas një operacioni të shpëtimit, në bashkëpunim me Zjarrfikësit e Prizrenit dhe punonjësit e pylltarisë, kemi arritur të lokalizojmë dhe evakuojmë me sukses shtetasit e huaj të lënduar,” thuhet në komunikatën e publikuar nga shoqata.
Shoqata ka shpërndarë edhe fotografi nga vendngjarja, ku shihet shtetasi i huaj gjatë evakuimit.
Detaje të tjera mbi identitetin apo gjendjen shëndetësore të tij nuk janë bërë të ditura.


