Me date 26 Nëntor 2022,rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve të pandërprera te hetueseve policor, pas ndërmarrjes se veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit të fotografisë në rrjetet sociale, është arritë që të kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997, e cila ka qenë e raportuar nga familjaret e saj si “Person i Zhdukur“ që nga data 09.11.2022, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore, me të cilin bashkëjeton qe nga data e largimit te saj nga shtëpia e bashkëshortit.
E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetë dëshirë, nuk eshët kanosur, e as detyruar nga askush.
Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 ne momentin e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën (vajzën) e saj njëvjeçare.
Te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bere ne koordinim me Prokurorinë e Shtetit, thuhet në njoftim.


