Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

11/17/2021 14:42
nga:Gazeta Blic

Një burrë i moshës 67 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Henry Dunant”.

Lajmi u konfirmua nga ana e Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 10:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Henry Dunant” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 67 vjec. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Me urdhër të prokurotit trupi i pajtë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.