Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

12/23/2021 00:26
nga:Gazeta Blic

Një person i moshuar është gjetur i vdekur sonte rreth orës 21:00 në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, derisa policia po e heton këtë vdekje.

“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Lidhur me këtë, policia ka hapur rast ‘Hetim i vdekjes’.”

Personi që u gjet i vdekur është rreth moshës 70-vjeçare.