Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

06/14/2025 19:53
nga:Y I

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth orës 18:30.

Këtë për “Gazeta Blic” e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka shtuar se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Rugova për “Gazeta Blic”.