Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

21 ditë më parë
nga:N K

Një person në Obiliq është gjetur pa shenja jete, shkruan GazetaBlic.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Obiliq 28.01.2025-NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.