Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Fushë Kosovë.
Vdekjen e tij e konstatuar mjeku kujdestar, shkruan GazetaBlic.
Në njoftimin 24 orësh të PK-së, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES Fushë Kosovë 20.01.2025-11:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.