Është gjetur pa shenja jete një person të hënën në Deçan.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion dhe rasti është nën hetime.
“Deçan / 04.03.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti nën hetim”, thuhet në raport.