Lajme

Gjendet pa shenja jete një mashkull në Rahovec

05/04/2024 08:58
nga:Sh R

Një mashkull është gjetur pa shenja jete në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, të premten në mëngjes.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”, njofton policia.