Është gjetur pa shenja jetë një grua në Shtërpcë.
Në raportin 24 orësh thuhet se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan GazetaBlic.
“Shtërpcë 26.12.2024 – NN. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.