Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Kamenicë – policia nis hetimet

03/09/2025 08:52
nga:Genita C

Një grua ka humbur jetën në Kamenicë, ndërkaq policia ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.

E njëjta raportohet se është gjetur pa shenja jete.

“Raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.