Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë

09/12/2024 17:41
nga:Sh R

Një trup i pajetë është gjetur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

Rastin për GazetaBlic, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ndërkaq, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci për GazetaBlic.