Lajme

Gjendet pa shenja jete një 91-vjeçare në një banesë në Prishtinë, policia po e heton rastin

03/02/2024 19:55
nga:Sh R

Një 91-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Ademaj”, në Prishtinë.

Lajmin për Gazeta Blic, e konfirmoi Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se informatën për këtë rast e kanë pranuar rreth orës 16:00.

“Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91-vjeçare”, tha ajo për Gazeta Blic.