Lajme

Gjendet pa shenja jete 82-vjeçarja në Elbasan që ishte larguar nga banesa e saj

10/20/2024 14:50
nga:G C

Është gjetur e pajetë një 82-vjeçare në Elbasan, e cila një ditë më parë ishte larguar nga banesa e saj.

Policia ka bërë të ditur se gruaja është gjetur e vdekur në pyllin e fshatit Mjekës, shkruan TCh.

“Mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza)”.

“Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryhet ekspertizimi mjeko-ligjor”, thuhet në njoftimin e policisë.