Lajme

Gjendet pa ndjenja një person, vdes në Emergjencë, rasti po hetohet si vdekje të dyshimtë

11/22/2024 11:20
nga:N K

Një person në Gjilan të enjten ka raportuar në Polici se ka gjetur pa ndjenja djalin e tij.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar në Emergjencë ku më pas ka ndërruar jetë.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është gjetur pa ndjenja djali i tij viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë. Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.