Lajme

Gjendet pa jetë në rrugë 60-vjeçari në Dibër, dyshohet ta kenë përplasur

11/15/2024 20:17
nga:Y I

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, një person rreth 60 vjeç me inicialet F.L.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.