Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Tiranë, ditën e sotme.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçarit të ketë qenë një arrest kardiak.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës, raporton A2Cnn.