Një shtetas i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet endacak. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.