Lajme

Gjendet një trup i pajetë në Gerdoc të Podujevës, nisin hetimet

02/01/2026 10:22
nga:G B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda një objekti në fshatin Gerdoc të Podujevës është gjetur një trup i pajetë i një burri të shtunën.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor dhe emergjencës së Podujevës dhe se menjëherë kanë nisur hetimet.

“Gerdoc, Podujevë / 31.01.2026-22:33. Raportohet se brenda objektit është gjet trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor dhe emergjencës së Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.