Lajme

Gjendet një trup i pajetë i zhytur në ujë në fshatin Livoç i Epërm

06/17/2024 11:07
nga:G C

Një trup i zhytur në ujë është gjetur te penda e fshatit në Livoç të Epërm, në Komunën e Gjilanit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ishte raportuar më datën 15 qershor, rreth orës 12:45.

Njësia e zjarrfikësve, përfshirë njësitë policore, kanë reaguar në vendngjarje dhe kanë kryer operacionin për të nxjerrë trupin e pajetë nga uji.

Vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor i pranishëm në vendngjarje.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer obduksionin e nevojshëm.

“Livoç i Epërm-Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Pas informatës se te penda e fshatit gjendet një trup i zhytur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pa jetë. Vdekjen e personit mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi i mjekëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë se Kosovës.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.