Lajme

Gjendet një person pa shenja jete në Malishevë, policia jep detaje

05/16/2021 09:20
nga:Gazeta Blic

Një grua ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta dje rreth orës 13:00 në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Fsh. Bellanicë, Malishevë 15.05.2021 – 13:00. Nga ekipi mjekësorë është pranuar informacioni se deri sa ata i ishin përgjigjur një kërkese për ndihmë mjekësore, kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur pa shenja jete viktimën femërkosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.