Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Pejë, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se njësitet relevante po e hetojnë rastin.
“Një trup i pajetë në kanalin që përçon në Çarshinë e gjatë të Pejës është gjetur në orët e mëngjesit. Njësit relevante policore janë në vendin e ngjarjes bashkë me Kryeprokurorin dhe Prokuroren e Krimeve të Rënda. Është thirrur Mjekësia Ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë dhe po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së viktimës”, deklaroi Nikçi./Gazeta Blic/


