Lajme

Gjendet një person i vdekur në dhomën e shtëpisë në Kaçanik

03/22/2022 09:17
nga:Donika Fetahu

Policia ka hapur një rast “incident zjarri me pasojë vdekje”, në Kaçanik.

Raportohet se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkullore.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

INCIDENT ZJARRI ME PASOJË VDEKJE /Kaçanik 21.03.2022-07:43. Raportohet se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur, viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.