Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në oborrin e Emergjencës në Podujevë

06/19/2021 11:17
nga:Y I

Një mjet i dyshimtë është gjetur nga një qytetar në oborrin e Emergjencës në Podujevë.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mjeti i dyshuar është tërhequr pa incidente.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Rr. Bahri Fazliu, Podujevë 18.06.2021-09:51. Një mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e emergjencës kishte hasur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i PK-së-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.