Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Ferizaj

02/03/2025 08:35
nga:N K

Në Ferizaj është raportuar se ditën e djeshme një person ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes, shkruan GazetaBlic.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësia për deminim të FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit (predhë artilerie).

“Ferizaj / 02.02.2025 – 12:44. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes ka dal njësia për deminim të FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit (predhë artilerie)”, thuhet në raport.