Një person në Partesh të Gjilanit ka raportuar në polici se ka gjetur një mjet të pashpërthyer, shkruan GazetaBlic.
Sipas raportit 24-orësh, njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it, dhe kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident.
“GJETJE E MJETIT TË DYSHIMTË – Partesh, Gjilan 11.02.2025 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se kanë gjetur një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it, dhe kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


