Lajme

Gjendet një mjet i dyshuar në Gjilan, njësitet e KFOR-it dhe FSK-së dalin në vendngjarje

06/20/2022 10:37
nga:Q R

Në fshatin Vërbicë të Gjilanit, pasditen e djeshme një person ka hasur në një mjet të dyshuar shpëthyes.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim, të cilët e kanë larguar mjetin e dyshuar nga vendi.

“GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR SHPËRTHYES | Fsh. Vërbicë, Gjilan 19.06.2022 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it të cilat në mënyrë të sigurtë kanë larguar mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.”