Lajme

Gjendet një grua e vdekur në oborrin e saj në Gjakovë

01/18/2024 14:45
nga:Genita C

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion