Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Policia njofton përmes raortit se patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident.
“Policia ka pranuar një informatë për gjetjen e një mjetit të pashpërthyer. Patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.