Lajme

Gjendet marihuanë në Qendrën Korrektuese në Dubravë

01/30/2025 09:41
nga:N K

Policia ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese në Dubravë është bërë kontroll nëpër disa dhoma, me ç’rast gjatë bastisjes në dhomë në një gyp kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime të dyshuara marihuanë me peshë 11 gram, raporton GazetaBlic.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori rasti iniciohet si me lartë.

“Qendra Korrektuese. Dubravë, Istog – 29.01.2025 – 09:00. Pas raportimit se në Qendrën Korrektuese dyshohet për narkotikë, njësiti policor së bashku me zyrtarët korrektues, kanë bërë kontrollin nëpër disa dhoma ku gjatë bastisjes në dhomë në një gyp kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime të dyshuara marihuanë me peshë 11 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori rasti iniciohet si me lartë”, thuhet në raportin e policisë.