Lajme

Gjendet i vdekur një turist bullgar në Majën e Jezercës

06/12/2024 14:03
nga:Y I

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është gjetur i vdekur një turist bullgar në Majën e Jezercës në Shqipëri.

Policia ka njoftuar se të martën mbrëma rreth orës 22:30 ishte informuar për dy turistë bullgarë që kanë mbetur të bllokuar në Majën e Jezercës.

Policët nga Tropoja janë nisur në atë drejtim, por pavarësisht kërkime për disa orë s’u lokalizuan turistët.

Në mëngjes është nisur një ekip i kërkim-shpëtimit malor nga Emergjenca Civile me helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, për të ndihmuar lokalizimin e turistëve.

Pas disa orës kërkime një turist 32-vjeçar është gjetur i vdekur, ndërsa dyshohet se humbi jetën pasi rrëshqiti nga një lartësi dhe mori lëndime të rënda. Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë: