Lajme

Gjendet i vdekur një person Prishtinë, në vendin e ngjarjes sekuestrohet një armë

04/08/2022 09:48
nga:Astrit Gashi

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë.

Rastin në polici e kishte paraqitur një shtetas i Shqipërisë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës është sekuestruar një pistoletë dhe tri gëzhoja.

“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja”, njofton policia.

Ndërkaq, është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.