Lajme

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

05/18/2021 09:04
nga:Y I

Sot rreth orës 06:20 minuta Policia e Kosovës ka pranuar informatën se është gjetur pa shenja jete një person në  rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

Pas marrjes së informatës ikipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit të gjinisë mashkullore.

Nga të dhënat e para dyshohet për vetvrasje.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete.Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” tha Borovci për “Gazeta Blic”