Rreth orës 19:00 një person është gjetur i vdekur në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i policisë në Prishtinë Enis Pllana.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit
“Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”. deklaroi Pllana për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


