Lajme

Gjendet i vdekur një person në parkingun e një qendre tregtare në Pejë

12/01/2022 14:43
nga:N M

Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkingun e një qendre tregtare në Pejë.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

“Rreth orës 12:50 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë, në parkingun e një qendre tregtare është një person i shtrirë. Policia dhe emergjenca e QMF-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, theksoi Gashi.

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë para Gjinekologjisë (Video)