Lajme

Gjendet i vdekur një person në një banesë në Prizren

07/01/2024 22:37
nga:G B

Një person është gjetur i vdekur në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Policia ka pranuar informatë për një person pa shenja jete në një banesë në Prizren. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore ku dhe kanë konstatuar vdekjen. Prokurori i rastit ka hapur hetimet për këtë rast”, tha Gashi.