Lajme

Gjendet i vdekur një person në një arë në Rahovec

09/09/2023 09:00
nga:Sh R

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se babai tij është gjetur pa shenja jete në fshatin Pataq të Epërm në Rahovec.

Policia thotë se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku trupi i pajetë i viktimës është gjetur në arat e tij të fshatit.

Ndërkohë, ku me vendim të prokurorit turpi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Fsh. Pataqan i epërm, Rahovec. 08.09.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.