Lajme

Gjendet i vdekur një person në Isog, policia nis hetimet

06/03/2023 10:11
nga:G B

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh të policisë vdekja e tij është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarje”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.