Lajme

Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë

09/06/2021 10:40
nga:Gazeta Blic

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Fushë Kosovë, njofton policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Fushë Kosovë, 05.09.2021 – 16:58. Raportohet se është gjetur i vdekur, viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.