Lajme

Gjendet i vdekur një person në Deçan – Policia jep detaje

03/08/2024 11:34
nga:N K

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Babilloq të Deçanit.

Lajmi u konfirmua për Insajderi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një person është gjetur pa shenja jetë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Ekipet përkatëse kanë dalur në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Gashi.