Lajme

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Gjakovë

02/03/2024 16:53
nga:G B

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij të enjten në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.

Ai ka thënë se vdekja e këtij personi është konstatuar nga ekipet mjekësore , ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 13:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, tha Elezaj.