Lajme

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Gjakovë

03/15/2024 09:34
nga:N K

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjakovë.

Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, derisa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Gjakovë 14.03.2024-12:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, raporti i plotë i Policisë.